Vlera dhe rëndësia e Namazit
Një ndër adhurimet më të rëndësishme që ne kryejmë është nammazi.
namazi është shtylla e dytë e Islamit menjëherë pas dëshmisë [Shehadetit.]
Ibn Umeri R.A, transmeton se profeti ka thënë: Është ndërtuar Islami mbi pesë shtylla: mbi dëshminë se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe vizita e Qabes për kë ka mundësi
ajo çka e shton më shumë vlerën dhe rëndësinë e këtijë adhurimi të veçantë, është fakti që ndryshe nga ç’do adhurim tjetër që është bërë obligim në tokë, Namazi u bë obligim në qiell: kur profeti Alejhi selam ishte në miraxh.
pra namazi mund të quhet ndryshe dhe miraxhi i besimtarit.
namazi për veç se është obligim, është adhurim, por është dhe një dhuratë nga Zoti i botëve për besimtarët.
vet All-llahu fuqiplotë në Kur’anin fisnik thot:
E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë. [el-Bejine 5]
Ndërsa në ajetin 31 të sures Ibrahim thot: Thuaju robërve të Mi të cilët kanë besuar: ta falin namazin dhe të japin nga ajo që Ne i kemi furnizuar, të japin fshehtas dhe haptas para se të vijë ajo ditë ku nuk ka shitblerje dhe as lidhje të ngushtë.
Rëndësia e namazit është kaq e madhe sa që vet profeti Muhammed paqja dhe mëshira e zotit qofshin mbi të, në momentet e fundit të jetës së tijë tha:
kujdesuni për Namazin dhe për robëreshat.
Disa dobi të Namazit.
[1].
Namazi na ndihmon të largohemi nga mëkatet,
[2].
na mundëson të drejtohemi nga All-llahu,
[3].
namazi e afron njeriun me All-llahun e lartësuar.
po ashtu, All-llahu i madhëruar thot:
Recitoje atë që të shpallet prej Librit dhe fal namazin. Sigurisht, namazi ndalon nga imoraliteti dhe vepra e shëmtuar. Dhe përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu e di atë që bëni. (”. (Sure El-Ankebut :46)).
Cili është reagimi juaj?