Vlera e Namazit të natës
Një ndër adhurimet më të fuqishme dhe më të veçanta është Namazi i natës.
Namazi i natës është ai i cili e shton lidhjen e robit me zotin e tij.
Namazi i natës është ai i cili e pastron shpirtin dhe e ndriçon jetën e njeriut. Në namazin e natës, njeriu ka mundësinë të diskutojë vetëm për vetëm me zotin e tij.
Imam Shafiu, Allahue më shiroftë, thotë se lutja në namazin e natës është si shijeta e cila nuk e humbet objektivin e saj.
Vet All-llahu xh.sh në Kur’anin famëlartë thotë:
إِنَّ نَاشِئَةَ ٱلَّيْلِ هِىَ أَشَدُّ وَطْـًۭٔا وَأَقْوَمُ قِيلًا
Inna nashi’ata al-layli hiya ashaddu wat’an wa aqwamu qīlā
“Me të vërtetë, adhurimi i natës është më i fuqishëm dhe më i përshtatshëm për fjalë të sinqerta.” (Al-Muzemil 6.)
Në këtë ajet, Allahu fuqiplotë na nxitë që ta shtojmë adhurimin gjatë netëve tona dhe t’i shtojmë lutjet e sinqerta ndaj tij.
Po ashtu, në ajetin 79 të sures Al-Isra, All-llahu i madhëruar thot:
وَمِنَ ٱلَّيْلِ فَتَهَجَّدْ بِهِۦ نَافِلَةًۭ لَّكَ عَسَىٰٓ أَن يَبْعَثَكَ رَبُّكَ مَقَامًۭا مَّحْمُودًۭا
Wa mina al-layli fatahajjad bihi naafilatan laka ‘asa an yab’athaka rabbuka maqaman mahmooda
“Dhe një pjesë të natës zgjoji për të falur namaz vullnetar; shpreso që Zoti yt të të ngritë ty në një vend të lavdishëm.”I dërguari i All-llahut, Muhammedi alejhi selam, thotë: Se namazi më i mirë, pas namazeve farz, është namazi i natës.
Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, le ta bëjmë namazin e natës pjesë të jetëve tona dhe jo vetëm gjatë netëve të muajit të ramazanit.
Le të përpiqemi fort ta shtojmë lidhjen me Allahun e lartësuar.
le ta lusim Zotin e gjithësisë që t’i pranojë veprat tona të mira dhe të na falë, të na begatojë dhe të na mishërojë të gjithëve!
(Andon Çepe).
Cili është reagimi juaj?