Ku dallojnë shokët e mirë?
Shoqëria, pra rrethit që na rrethon, është një element i cili ndikon shumë në lidhje me jetën dhe arritjet tona.
Kjo për shkak të kohës që ne shpenzojmë me ta, nëse shoqëria jonë është aty për ne sa herë që kemi nevojë.
Nëse na motivon që të përparojmë në lidhje me jetën dhe qëllimet tona, nëse na shtyn drejt së mirës dhe na largon nga e keqja
Nëse na qorton kur jemi në gabim duke mos na lënë që të gabojmë më tepër
Atëherë kjo shoqëri është shoqëria më e mirë, është shoqëria prej të cilës njeriu nuk duhet të shkëputet kurrsesi.
Por nëse shoqëria jonë nuk është aty ku ne kemi nevojë, nuk na qorton kur gabojmë.
Nuk mundohet që të na shtyjë të përparojmë.
Nuk na largon nga e keqja, madje ndonjëherë bëhet edhe shkak që të afrojmë më shumë nga e keqja.
Atëherë kjo shoqëri është më shumë e dëmshme sesa e dobishme.
Dëmi i kësaj shoqërie padyshim që është më i madh sesa dobia e saj.
Prandaj e lusim All-llahun e madhëruar që të na mundësojë të kemi miq të cilët të shërbejnë si burim frymëzimi dhe motivimi për ne
Të na mundësojë që të kemi miq me të cilët të bëjmë sa më shumë vepra të mira, që të fitojmë të gjithë së bashku kënaqësinë e All-llahut të Madhëruar.
(Andon Çepe).
Cili është reagimi juaj?