Si i vinte shpallja Profetit?
Aishja, nëna e besimtarëve, (radij-Allahu anha) tregon: “Harith Ibn Hishami (radij-Allahu anhu) e pyeti të Dërguarin e Allahut (alejhi selam): “O i Dërguari i Allahut (alejhi selam)! Si të vjen ty Frymëzimi Hyjnor (Vahji)?” I Dërguari i Allahut (alejhi selam) iu përgjigj: “Disa herë më vjen si kumbimi i një zileje. Kjo formë është më e rënda. Pastaj kjo gjendje kalon pasi të kem kapur atë që më është shpallur. Nganjëherë meleku më vjen në formë njeriu që më flet, dhe unë kuptoj çdo gjë që ai më thotë.” Aishja (radij-Allahu anha) shton: “Vërtet, unë e kam parë Pejgamberin (alejhi selam) t’i vinte Frymëzimi në një ditë shumë të ftohtë, por atij i pikonte djersë nga balli, pasi i kishte mbaruar Frymëzimi.” [Muhtesar Sahih El-Buhari 2]
Cili është reagimi juaj?