smira, një ndjenjë mizore
smira.
një ndjenjë e rrezikshme dhe e fuqishme që buron nga zemra e njeriut, është smira.
me ta dëgjuar këtë fjalë, të gjithëve na shkon mendja tek ndjenja e zilisë, te ndjenja e lakmisë, te ndjenja e urrejtjes, dhe e keqë dashjes.
fjala smir, [haset] nën kupton ushqimin e një dëshire për të parë dikë duke i humbur të gjitha të mirat dhe begatitë të cilat i posedon.
këtë ndjenjë të cilën buron pikërisht nga zemra e njeriut, dijetarët e kanë ndarë në tre kategori:
në smirë,
ambicie,
dhe në konkurencë.
smirë është ajo ndjenjë e cila e bën zemrën të digjet nga urrejtja, lakmia, zilia, si dhe nga një dëshirë e madhe për ta parë dikë ti humbasi të gjitha të mirat që All-llahu ja ka dhuruar.
ambicia, është një anë e pranuar tek njeriu, pasi nuk ka as gjë të keqe që kur dikush sheh një njeri i cili ka disa të mira të mundohet dhe vet për ti pasur ato dhe vet, por… pa i’u pakësuar atijë të parit.
mirë po ambicien dhe smirën i ndan një fije peri, pasi nëse smira trazohet me inat, atë herë kemi të bëjmë me smirën.
kurse kategoria më e veçantë është e treta: ajo e konkurencës.
kjo pasi besimtarët, konjkurojnë me njëri tjetrin në bamirësi dhe vepra të mira.
si mund të shfaqet kjo ndjenjë tek ne?
kjo ndjenjë fillon dhe shfaqet kur ne shohim dikë i cili ka më shumë pasuri se sa kemi ne.
po ashtu, shfaqet kur shohim dikë i cili gëzon një pozit më të lartë se sa ajo e jona.
shembull për këtë, janë vëllezërit e pejgamberit Jusuf A.S, të cilët kur panë pozitën që kishte Jusufi tek babai i tyre, nga smira që kishin në zemrat e tyre menduan dhe për vrasjen e tijë.
nga kjo kuptojmë se pasojat e kësaj ndjenje janë të mëdha, dhe ndo një herë fatale.
a mundet një besimtar të ketë smir në zemrën e tijë?
po, pasi është normale që njeriu të mos ndihet mirë kur shikon se të tjerët kanë ndërsa ai jo.
por… besimtari, këto mund ti ketë veç mendime momentale dhe as gjë më shumë.
besimtari dhe besimtarja,nuk i lejojnë që këto mendime negative t’ju prekin zemrën.
besimtari dhe besimtarja e dinë mirë se pejgamberi Alejhi selam ka thënë:
besimtari admiron, hipokriti ushqen smirë.
po ashtu, në një hadith tjetër, pejgamberi jonë i dashur Muhammedi A.S, ka thënë:
në një zemër, nuk mund të gjenden së bashku dhe besim iman, dhe smir haset.
nga këto hadithe kuptojmë qartë se një ndjenjë e tillë nuk duhet të jetë kurr e pranishme në zemrat tona.
smira është aq problematike, sa që dhe vet All-llahu i lartësuar në Kuran, e ka paraqitur si sjellje të dëmshme e cila është burim së keqeje prej së cilës besimtari duhet të kërkojë mbrojtjen e All-llahut.
abdullah ibn Basi transmeton se i dërguari i All-llahut Alejhi selam, ju këndonte dy nipërve të tijë Hasanit dhe Husejnit suret felek dhe nas.
po ashtu krijuesi i botëve në Kuranin fisnik thot:
a i kanë smirë ata njerëz për atë që All-llahu ju ka dhuruar prej mirësive të vetta?
ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e urtësinë dhe u patëm siguruar pushtet të madh.
në një hadith tjetër profeti ynë paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të ka thënë:
ju bëj thirrje të shmangeni prej smirës, sepse smira i shfarros veprat e mira të njeriut si e shfarros zjarri drrurin.
dëmet, dhe pasojat që sjell smira.
1:
njeriu i cili është i ndikuar dhe i kontrolluar nga smira, e harrxhon tërë kohën e tijë vetëm për të parë dikë tjetër të shkatërrohet.
kjo ka si pasojë të mos bëj për para për veten e tijë por të mbetet nën hijen e tjetrit.
2:
një njeri i cili e ka mbushur zemrën e tijë me smir, mendon veç për të mirat e dikujt tjetër, duke harruar kështu të mirat e veta.
si pasoj, bëhet një rob jo falenderues ndaj All-llahut i cili e ka begatuar me shumë prej mirësive të tijë, dhe si të gjithë e dimë, një njeri mos mirënjohës dhe jo falenderues është i humbur.
3:
kur smira i hyn dikujt në zemër, ajo ja helmon atë atijë gradualisht.
4:
një njeri i cili është i kontrolluar nga kjo ndjenjë mizore bën gjëra të cilat s’do ti bënte kurrë!
me ktë, ai thjesht pason egon e tijë dhe fiton zemërimin e All-llahut të madhëruar.
por… si ta ruajmë zemrën tonë nga smira?
zemra mund të jetë e mbrojtur nga ç’do sëmundje dhe ndjenjë negative nëse i kushtohet përkujdesi dhe koha e nevojshme.
dmth…
nëse e ushqejmë zemrën me dashurinë dhe bindjen ndaj All-llahut, pa dyshim se sdo të kemi përse të frikësohemi, pasi kush i mbështetet All-llahut, nuk mund të dal kurrë i humbur.
por… nëse nuk e ushqejmë zemrën tonë me dashurinë dhe bindjen ndaj Zotit të gjithësisë, atëherë atë do ta pushtojë smira, zilia, lakmia, egoizmi,inati etj si këto.
këtë e kuptojmë më mirë nga hadithi i profetit ku thotë:
në trup gjendet një copë mishi.
nëse ajo është mirë, i gjithë trupi është mirë.
nëse ajo është prishur, i gjithë trupi është i prishur.
(1)
nesai[sahiH]
(2) nisa 54.
(3) Bekare 109
(4) Araf 43
(Ebu Daud, Ibn maxhe.
(6) Buhari Muslim.
Cili është reagimi juaj?